Billboard ka ndarë çmimet e përvitshme për botën e muzikës, dhe “Gruaja e Vitit” shkoi për Selena Gomez. Çmimin e prezantoi shoqja e saj e ngushtë, Francia, e cila mori guximin t’i dhuronte veshkën këngëtares, jo më larg se verën që lamë pas. Ka qenë pikërisht ky momenti kur Selena është përlotur, duke bërë një gjest emocionues në skenë.
Ajo i ka dhuruar çmimin Francias, dhe ka thënë: “Ti më shpëtove jetën.” Nga ana tjetër, Francia është shprehur se që kur është takuar për herë të parë me Gomez, e ka kuptuar se ishte mikja ideale për të. Selena nuk ka lënë pa një falenderim të gjitha gratë që i kanë dhënë forcë për të shkuar përpara.
Ky ka qenë një vit i vështirë për Selena-n, ku përpos operacionit, i është dashur të marrë edhe një vendim në jetën e saj sentimentale. Rikthimi me Justin Bieber nuk është pak…!