KreuCelebrity

Ja shifra marramendëse e Miranda Kerr për dhomën e bebes

Kur vjen puna tek arredimi i shtëpisë na pëlqen të marrim orenditë më të mira, por gjithmonë brenda buxhetit që kemi në dispozicion.

Por ka edhe nga ata që shpenzojnë shifra marramendëse vetëm për një pjesë të caktuar të shtëpisë.

E tillë është edhe modelja Miranda Kerr, e cila ka shpenzuar një shumë vërtet të lartë vetëm për të dekoruar dhe rregulluar dhomën e foshnjes së saj, që nuk ka ardhur akoma në jetë.

Një burim ka thënë për prestigjiozen amerikane TMZ, se modelja dhe bashkëshorti i saj, shefi ekzekutiv i Snapchat, Evan Spiegel kanë shpenzuar tashmë 250,000 dollarë për dhomën e foshnjës që do vijë në jetë, për të cilën janë shumë të entuziazmuar.

Dhoma e foshnjes ka edhe një shtrat të bërë enkas dhe një dhomë gjigante për garderobë të mbushur me rroba të markave të njohura si Dior, Ralph Lauren dhe Stella Mçartney.

Modelja ka konfirmuar më 15 nëntor se ajo dhe bashkëshorti i saj po presin një fëmijë duke mos treguar gjininë, ndonëse mediat kanë raportuar se Kerr do të bëhet me vajzë.

Modelja ka një djalë 6 vjeçar, Flynn, me ish-bashkëshortin, Orlando Bloom ndërsa për Spiegel kjo do të jetë hera e parë që bëhet baba.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF