Si një australian i vërtetë, aktorit Liam Hemsworth, të fejuarit të Miley Cyrus (në mos bashkëshorti) i pëlqen shumë të bëjë sërf.
E shohim shpesh Liam-in të veshur me një kostum sërfi, ngjitur mbas trupit, që nxjerr në pah fizikun e tij të skalitur, por kësaj here pamë edhe më tepër se ç’shpresonim. Nga ana tjetër, aq mirë sa ngjan ai me këtë veshje, nuk habitemi që Miley Cyrus ka shkruar këngën “Malibu” për të.
Sidoqoftë, Miley nuk ka pasur kurrë turp të mburrë partnerin e saj, duke përfshirë këtu edhe foton seksi të tij që postoi para disa ditësh në Twitter.
Damn. My man lookin hunky as f❤️ck! ❤️?❤️? pic.twitter.com/cgkkyJAGzl
— Miley Cyrus (@MileyCyrus) November 17, 2017
Nuk dihet me siguri nëse çifti ka lidhur martesë, madje u diskutua rreth një javë më parë mbi një shtatzëni të mundshme të Miley-t, por doli që artistja thjesht e kishte tepruar me të ngrënat në Falënderime.
Ata janë bërë mjaft privatë që pas rikthimit të tyre… dhe akoma më mirë kështu!



















