Bëri bujë në Instagram fotoja e Kim Kardashian, nudo, mbuluar e gjitha në xixa, si reklamë për produktin e saj hightligher “Ultralight Beams”. Na është kthyer Kim-i i vjetër!
Megjithatë, fansat e mbretëreshës Beyonce nuk e kanë lënë të kalojë me kaq, por kanë tërhequr vëmendjen te kopertina e revistës “Flaunt” në 2013, ku Beyonce shfaqet thuajse identik në të njëjtën pozë, mbuluar po në xixa.
Kapur mat, Kim ka kompesuar me një foto po nudo, me xixa, në pamje ballore, e ngjashme me foton e saj të saj një vit më parë.
Përpjekje e bukur, Kim, por ajo s’është dalluar asnjëherë për një talent të veçantë. Me sa duket, edhe reklamimet e produkteve të saj, duhet t’i marrë nga ylli i muzikës Beyonce, e cila nuk e duron dot më të famshmen Kardashian.
Është shkruar shpesh se si Beyonce e trajton Kim-in si inferiore, dhe ky rast copy/paste tregon që nuk e ka fort gabim.