Jemi mësuar ta shohim gjithnjë të veshur bukur, shpeshherë në stilin e veçantë të viteve ’50. Por si rrallëherë, Armina Mevlani na ka treguar edhe se çfarë ka poshtë veshjeve të saj luksoze, me një foto të sajën në Instastory.
Fotoja duhet të jetë e disa viteve më parë, dhe Armina shfaqet e veshur në të zeza, me rripa, që lejon edhe shpalosjen e tatuazhit të saj në sup.
Dallohen dy yje dhe një kurorë mbi njërin yll, si dhe vijëzime që i lidhin të dy figurat, për të krijuar idenë e një galaksie. Pyesim veten cili është kuptimi i tij!
Përveç këtij tatuazhi, fashionistja ka edhe një tjetër në të pasmet e saj, siç zbuloi një verë më parë, në një foto në jaht.
Tatuazhi shkruan “La dolce vita”, dhe i përshtatet fort jetës së Arminës!
Mbase Armina ka dhe një tatuazh të tretë për të cilin s’dimë gjë, duke qenë se tatuazhet duan numër tek në trup për t’u plotësuar.
Nëse nuk ka, çfarë mund të skalisë tjetër vallë? Diçka në lidhje me modën dhe vitet ’50 mbase, duke qenë se i do aq shumë!