Zakonisht, ardhja e datës 6 dhjetor, për shumë njerëz shënjon edhe ditën e dekorimit të pemës, por ka dhe nga ata që zgjedhin një periudhë më të hershme ose më të vonshme për këto lloj zbukurimesh. Madje, nuk janë të paktë ata që nuk e presin aspak dhjetorin, dhe rendin që në nëntor për sjelljen e atmosferës së festave të fundvitit.
Një prej tyre është edhe Amarda Toska, e cila nuk i ka rezistuar tundimit për zbukurimin e pemës. Mesa duket, Amit nuk i pëlqen thjeshtësia kur vjen puna tek ky lloj dekorimi, pasi foto e hedhur në Instagram na tregon një pemë të madhe të mbushur me fjongo e topa zbukurues të mëdhenj, ku nuk mungojnë as dritat e shumta, të hedhura pothuajse kudo. Moderatorja ka zgjedhur ngjyrën e arit, për të sjellë si duhet idenë për pemën e preferuar të Vitit të Ri.
Në videon pasuese, Ami ka ndarë pak momente nga i biri, duke shkruar përsipër: “Je dashuri Joeli”. Duket se festat kanë ardhur vërtetë para kohe për familjen Mamaqi!



















