Ditën e djeshme, ndërsa bota ishte kokë e këmbë e interesuar për detajet e fejesës së princit Harry me aktoren Meghan Markle, këngëtari The Weeknd e shfrytëzoi devijimin e vëmendjes për të “spastruar” në Instagramin e tij, duke mos lënë as gjurmën më të vogël të lidhjes së tij me Selena Gomez.
Përveç kësaj, normalisht The Weeknd e ka bërë unfollow ishin e tij, ashtu si ajo atë.
Na vjen pakëz keq, sepse ishin foto (ashtu si çifti) të bukura. Ja fotot e postuara nga The Weeknd në 10 muaj lidhje.
Selena e bëri unfollow artistin rreth 10 ditë më parë, pasi ai u pa duke dalë nga apartamenti i Bella Hadid. Megjithatë, fotot e saj me të vazhdojnë të zënë hapësirë në Instagramin e këngëtares.
Zgjedhje e çuditshme…



















