Ajo është një ndër emrat më të rinj në botën e modelingut, edhe pse tashmë po e shohim më shpesh në ekran. Kristina Baki, konkurrente në Dance With Me, shpesh është përfolur për ndryshimin e emrit, e deri këtu modelja nuk ka ndonjë kundërshtim. Nga ana tjetër, shumë aludojnë se kjo ka qenë një zgjedhje artistike, ndërsa Kristina ka shpjeguar çdo gjë mbrëmjen e djeshme të spektaklit.
Nuk ka ndodhur rrallë, që figurat e ekranit të ndryshojnë emrin, për ta plotësuar edhe më shumë paraqitjen skenike. E në fakt, Kristina Baki tingëllon disi më bukur se Kristina Bakiu (mbiemri origjinal i modeles). Por, kjo e fundit ka sqaruar se kjo nuk ka lidhje aspak me ndonjë zgjedhje personale. Ka qenë thjesht një gabim i gjendjes civile, që kanë eleminuar një ‘u’ në fund të mbiemrit të familjes Bakiu.
E në fakt, nuk është rast i rrallë ky në Shqipëri, madje kemi dëgjuar boll nga ngatërresa të tilla. Të paktën, këtë herë kanë modifikuar vetëm një ‘u’…



















