KreuCelebrity

Belen Rodriguez në lidhje me një femër? Puthje të nxehta me asistenten e saj

Nuk është hera e parë që Belen Rodriguez shkakton skandale me jetën e saj personale, të paqëndrueshme nga ana romantike.

Së fundmi, showgirl-i italian është parë në një restorant në Romë, ndërsa shkëmben puthje me vetë asistenten e saj (po, asistente femër), Antonia Achille. Ka disa vite që asistentja shfaqet gjithnjë krah saj.

Me sa duket, Belen ka gjetur ngushëllim tek ajo pas ndarjes nga Andrea Iannone. Ka qenë e përjavshmja “Oggi”, që ka publikuar fotot e Belen Rodriguez, duke sjellë një lumë komentesh nga fansat dhe jo-fansat e saj.
Eh, Belen nuk resht kurrë së u komentuari, me marrëdhëniet seksuale në vende publike, si një prej skandaleve të saj.

Po ashtu, një video akoma më kontroversale e Belen, duke futur gjuhën në gojën e djalit të saj, ka nxehur italianët, megjithëse ajo mund edhe të ketë qenë thjesht duke lëpirë gjurmët e një akulloreje nga ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF