KreuCelebrity

Vikena mes emocionesh, por shikimi i Jonës konfuzon më shumë se ç’duhet…!

Duke qenë se mbrëmja e djeshme e “Ces’t La Vie” i ishte kushtuar tërësisht Aleksandër Lalos, vëmendja këtë herë u largua sa mundi nga personazhet konkurrentë. Kështu, duke e përmbyllur natën me muzikën origjinale të programit, ritmi i këngës në sfond vinte në kontrast me shprehjen e trishtë në fytyrën e artistëve, një zgjedhje kjo e bërë nga produksioni jo pa qëllim. Vikena Kamenica, e pranishme në spektakël për të kënduar një nga kompozimet e Lalos, u përlot pikërisht në këtë pjesë të fundit, ndërsa pamë portretet e të tjerë personazheve në emocione e sipër.

Jona Spahiu, konkurrente në “Ces’t La Vie”, ka postuar mbrëmjen e djeshme një foto pikërisht nga ky moment. Ne krahun e djathtë të moderatores qendrojnë Marina dhe më pas Vikena, ndërsa kjo e fundit duket teksa fshin lotët, por njëkohësisht shfaqet dhe me një buzëqeshje në fytyrë. Drejtuesja e emisionit shihet gjysmë e buzëqeshur, ndërsa Spahiu, duket sikur i ka hedhur një shikim plot inat Kamenicës. “Me emocione të përziera… kështu ishte kjo natë, kështu është edhe jeta, të detyron t’i provosh të gjitha… #cestlavie”, ka shkruar Jona, ndërsa një nga komentuesit i ka vënë në dukje me humor shikimin drejtuar sopranos.

Me siguri, ky moment ia ka vlejtur të ndahet me ndjekësit në Instagram sipas moderatores, duke e lidhur situatën me përshkrimin e fotos. Me pak fjalë, siç ka thënë dhe vetë ajo, ‘emocione të përziera’. Megjithatë, nëse nuk do ta shihnim të publikuar nga vetë Jona një imazh të tillë, ai shikim do të konfuzonte fansat e situatën…më shumë se ç’duhet!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF