De Biazi u bë ndër trajnerët më të preferuar për Shqipërinë, ashtu sikurse vlen të theksohet se kombëtarja me të pati jo pak suksese. Mes shumë ndeshjesh plot emocion, disa fjalë për italianin nuk i ka kursyer as Ertrit Berisha. Tashmë edhe portier i Atalantës, Berisha ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Zona Gol”.
Ai ka folur për ecuritë e tij të këtij sezoni në Atalanta, duke mos lënë mënjanë as përshtypjet për De Biazin. Berisha ka theksuar se ish-trajneri ka bërë një punë shumë të madhe për kombëtaren shqiptare, ashtu sikurse ka thënë se të gjithë djemtë e skuadrës janë shumë të kënaqur për arritjet e ekipit në sajë të italianit. Duke mos e lënë me kaq, Ertriti ka patur edhe një falenderim personal.
“I jam mirënjohës për atë që ka bërë për mua personalisht. Pa De Biazin, ndoshta as nuk do të isha në kombëtare”, është shprehur Berisha, teksa duket qartazi vlerësimi maksimal që ka për ish-trajnerin. Deri më tani, djemtë e ekipit kanë shprehur vetëm komente pozitive për italianin.



















