Willow Smith, vajza e aktorit të famshëm dhe të dashur nga publiku Will Smith, mendon sinqerisht se ka jetë shumë të vështirë, duke qenë vajza e tij dhe e Jada Pinkett Smith, një tjetër aktore e njohur.
“Do të jem plotësisht e sinqertë, është jetë e tmerrshme.” – tha Willow, 17 vjeç, në një intervistë.
“Të rritesh dhe të përpiqesh të kuptosh ç’do, ndërkohë që njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të dinë ç’po ndodh, është plotësisht e tmerrshme. E vetmja mënyrë për ta hequr qafe, është t’i futesh me kokë. Nuk i ndryshon dot prindërit, fytyrën, jetën.”
Willow thotë edhe se mediat sociale ndikojnë shumë në depresion, dhe në gjendjen e saj emocionale të tanishme.
Babai i saj Will tregoi dikur se u vu në dijeni të përçmimit të Willow për showbiz-in, kur e bija qethi kokën zero gjatë turit të saj “Whip my Hair”. Ironia është e dukshme; Willow s’kishte më flokë për t’u tundur fansave.
Will Smith tha: “E kuptova. I thashë që nuk do ta kishte më problemin e famës nga unë.”