Bukuroshja e ekranit, Luana Vjollca ka zbuluar pak minuta më parë një nga surprizat e natës së sotme për emisionin “Shiko kush luan”. E nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, do të ishte veshja e saj e cila gjithnjë është pjesë e komenteve në rrjetet sociale.
Në këtë mënyrë, ajo ka evituar komentet që mund të vijnë në adresë të saj për stilin e të shtunës mbrëma. Përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale, Luana ka treguar se fustani i mbrëmjes së sotme është dizenjuar nga stilistja kosovare Blerina Rugova. Bëhet fjalë për një fustan totalisht të zi, pjesa e sipërme e të cilit është shumë kompakte, ndërsa nga beli e poshtë është i gjithi prej dantëllë me çarje të vogla. Sigurisht që ky fustan nxjerr në pah linjat e Luanës, meqë e zeza është një ngjyrë e cila thekson fort kurbat.



















