Nuk e kemi parë kurrë Zonjën e Parë të SH.B.A.-së, Melania Trump, pa kostume të kuruara dhe një look menduar në çdo detaj, përveç ditës së djeshme, kur u shfaq me një kapele me strehë për Falënderime.
Bashkëshortja e presidentit Donald Trump nuk dukej aspak si modelja bukuroshe që jemi mësuar të shohim krah tij, ndërsa u shërbente një vakt Falënderimesh burrave dhe grave amerikanë që ndihmuan në dëmet e shkaktuara nga uragani Harvey. Ajo kishte veshur një këmishë rozë me kuadrate, pantallona të zeza, atlete “All stars” dhe një kapele me strehë.
Nga ana tjetër, Trump ishte veshur me një kostum të thjeshtë, por ku e ku më formal se sa zonja e tij.
Kjo zgjedhje garderobe e Melania-s vjen pas kritikave që mori për takat e larta, veshur në turin për dëmet e shkaktuara nga uragani Harvey. Ndonëse nuk ishte plotësisht jo e përshtatshme, ajo u kritikua sepse nuk duhej të mendonte se si të shpaloste modën dhe stilin e saj, përpara personave që sapo kishin humbur çdo gjë.
Kësaj radhe, Melania ndoqi tërësisht kahun e kundërt, duke u dukur më casual se njerëzit e ftuar në event. Mbase diçka e mesme do të ishte më mirë herën tjetër!



















