KreuCelebrity

Jessica Alba më shtatzënë se kurrë, dhe nuk duket aspak e lumtur

Pas dy fëmijëve, Honor, 9 vjeç dhe Haven, 6 vjeç, dhe një shtatzënie të tretë në muajt e saj të fundit, Jessica Alba duket se ka marrë mjaftueshëm nga jeta.

Këtë tregon edhe fotoja e fundit e saj, shkrepur në një dyqan në Los Angeles, ku aktorja dhe manjatja e biznesit shfaqet më shtatzënë se kurrë, dhe aspak e lumtur për këtë fakt.

Veshur thjeshtë me rroba sport të rehatshme, vëthë hoops dhe me një palë këpucë me dizenjo leopardi, kushedi ç’bluan Jessica me vete, ndërsa bën shopping në dyqan.

Aktorja është martuar në vitin 2008 me partnerin e saj Cash Warren, pasi u njohën në setin e filmit “Fantastic Four” në vitin 2004. Jessica ndjeu tërheqje për Cash që në minutat e para, dhe e dinte që donte të kalonte jetën me të.

Rezultate imazhesh për cash warren

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF