Sapo dëgjojmë emrin e saj, në mendje na vjen rebelizmi, natyra moskokëçarëse, eksperimentimi me seksualitetin, vetullat tipike prej vajze të fortë…Cara Delevingne, tashmë e përkushtuar më tepër në botën e aktrimit, nuk e ka patur fort të lehtë eksperiencën me modelingun. Madje, ajo u shkëlut prej pasarelës, me një arsyetim shumë të thjeshtë.
“Nuk më ka interesuar kurrë si dukem. Njerëzit që më njohin që në vegjëli, e dinë fare mirë që bukuria as që ka qenë pikësynimi im”, ka thënë aktorja, ndërsa që nga ajo kohë e kemi parë më aktive në rrjetet sociale. Madje, Cara doli personazhi më i klikuar në My Story, sipas statistikave më të fundit të Instagram.
Pikërisht në këtë sektor, Delevingne është e pamposhtur. Me postime pafund, modelja nuk i referohet shumë vetes. Shpesh shohim publikime fotosh ‘meme’ ose të një natyre të përngjashme, edhe pse sot Cara ka ndalur tek një nga postimet e miqve në Instagram.
“Nuk mund të ndahesh me shpirtin binjak”, ka qenë e shkruar në foto, ndërsa Delevingne e ka shoqëruar imazhin me një zemër. Shpjegimi poshtë figurës lidhej me dashurinë e njejtë mes njerëzve me kombësi të ndryshme, që duket si një lloj mesazhi sensibilizues. Nga ana tjetër, Cara ka postuar edhe një video me perëndimin e diellit, çka na kujton se më melankolike se kaq nuk e kishim parë ndonjëherë rebelen Delevingne…!



















