KreuCelebrity

“Përsëri” kënga më e re Greta Koçit: Muzikë shpirti

“Përsëri” është kënga më e re e këngëtares së njohur shqiptare, Greta Koçi. Vetë këngëtarja ka bërë me dije për publikun se sot do të publikojë këngën dhe videoklipin e saj më të ri, përmes një statusi në instagram.

Sipas saj kënga është muzikë nga shpirti.  “Nesër do të dëgjoni muzikë nga shpirti… E ndjerë dhe e kënduar me zemër, nga unë… për të gjithë ju! Uroj të jetë kënga që do të godasë zemrat tuaja… Jeni gati për nesër”, ka pyetur ajo fansat e saj me një fotografi të postuar në Instagram.

Kënga e saj e fundit është “Nuk ka dashni” në bashkëpunim me Genc Prelvukajn e lançuar gjatë verës.

Këngëtarja ka qenë edhe pjesë e spektaklit “Dance with me” në Tv Klan,, sezonin e shkuar, përkrah politikanit Nard Ndoka.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF