Emisioni i të shtunës “Shiko kush luan” është kthyer ndër spektaklet më të përfolura në vend, ku publiku shqiptar sheh javë pas jave se si personazhe të njohura përfshihen në lojëra argëtuese, nën drejtimin e moderatores Luana Vjollca.
Një detyrë e kësaj të fundit është t’u drejtojë të ftuarve të saj pyetje “quiz”, dhe në Instastory-n e saj të fundit, Luana sapo u ka dhënë një përparësi fort të madhe të ftuarve të kësaj jave!
“Cili poet britanik tha për shqiptarët: “Ç’armiq për vdekje, por sa miq besnikë!”?” është njëra nga pyetjet sekrete që zbulohet në foto, dhe Luana madje ka shkrepur edhe përgjigjjen e saj: “Bajroni”.
Pyetja e dytë “Përkrenarja dhe shpata origjinale e Skënderbeut gjenden në muzeun e armëve…” është lënë deri aty, por të gjithë e dinë që armët e heroit tonë ndodhen në Vienë, në muzeun Neue Burg.
Këto janë pikë të marra fort lehtë nga konkurentët e kësaj të shtune, me ndihmën e vetë Luanës!
Ndryshoji pyetjet sa je në kohë, Luana!