KreuCelebrity

Paditet Bruno Mars! As nuk ju shkon në mendje pse…

Këngëtari i njohur amerikan me zërin e ëmbël Bruno Mars, i cili është edhe duke zhvilluar turneun muzikor me yllin Dua Lipa ka përfunduar në gjykatë dhe arsyeja është e paimagjinueshme!

32-vjeçari triumfoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”, por kjo padi nuk e ka lënë të shijojë suksesin!

Këngëtari i “Just the way you are” ka përfunduar në gjykatë për shkak të rrjeteve sociale, si pasojë e një fotoje të fëmijërisë të cilën e ka ndarë për fansat e tij. I vogël, Mars duket se ka imituar legjendën Elvis Presley!

Autorja e fotografisë së Mars, Catherine McGann e ka paditur këngëtarin duke u shprehur se ajo zotërron të drejtat e autorit mbi këtë foto e cila është publikuar kudo në rrjetet sociale të Mars. Sipas fotografes, Bruno Mars nuk i ka respektuar të drejtat e autorit.

Fotografja Catherine McGann ka paditur këngëtarin dhe “Warner Music”, kompaninë në të cilën ai bën pjesë, për dëmet e shkaktuara nga publikimi i kësaj fotoje. Me siguri që këngëtarit nuk do t’i shkonte në mëndje se do të bëhej pjesë e një procesi gjyqësor nga një foto fëmijërie!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF