E djeshmja na njohu me listën e Forbes lidhur me femrat më të paguara në industrinë e muzikës. Gjithçka është bazuar në fitimet e secilës prej 1 qershorit të vitit të shkuar, deri në të njejtën datë në 2017. Dhe natyrisht, emrat më të dashur për ju nuk mund të mungonin në listë.
Numri një, edhe pse jo një surprizë, shkon për Beyonce, me një fitim vjetor prej 79 milion paund. Është një si lloj dyfishimi krahasuar me 2016, që solli vetëm 40 milion paund për këngëtaren. E dyta është britanikja Adele, me një fitim prej 52 milion paund.
Taylor Swift fitoi 33 milion të po së njejtës vlerë, për t’u renditur nga të tjerë emra. Jennifer Lopez, 28 milion paund, Rihanna renditet e shtata me 27 milion, ndërsa Katy Perry e nënta me 24 milion. Jo keq për vajzat, apo jo?



















