Me Leonardo Di Caprion është gjithnjë i njëjti problem, sa e sheh me një modele të gjatë dhe bionde dhe përnjëherë dyshon se është e dashura e tij e re. Dihet që Leo i bukur i ka qejf modelet dhe këtu kemi prova, por edhe për një arsye tjetër, sepse prej kohësh nuk kemi të reja mbi jetën sentimentale të tij dhe kështu dyshojmë menjëherë sa e shohim me ndonjë vajzë të re në krah.
Por historia është kjo: Leo dhe Sarah Snyder, modelja 22 vjeçare që ka sfiluar së fundi për Dolce&Gabbana dhe Hugo Boss, janë parë sëbashku në një darkë në Nju Jork, por sipas burimeve të Page Six nuk ishin vetëm, por me një grup miqsh.
Takimi ishte te Estiatorio Milos, një restorant peshku në Manhattan. Leo është shfaqur me kapelen e tij të zakonshme të basketbollit, ndërsa Sara ishte veshur klasike për një pamje të sofistikuar, por super-casual. Duhet të thuhet se, sipas burimeve, kur mbaron darka, Leo u largua vetëm.
Sarah Snyder, pas dy vjetësh lidhje me Jaden Smith, duket që tashmë jeton vetëm dhe Leonardo DiCaprio ende nuk dihet se nga po shkon.
Në mars 2017 u nda nga Nina Agdal, nga gushti frekuentohej me një tjetër modele Lorena Rae. Të dy u panë bashkë ndërsa shkonin me biçikletë. Në fund për ta bërë situatën më konfuze Leo është parë edhe me ish-in e tij Lori Garnn.
Pra asgjë nuk është e qartë ende, po ku i dihet ndoshta është kjo darkë ku u ndez shkëndija. Të shohim si do shkojë…
Sarah Snyder është e dashura e re e Leonardo DiCaprio? Është një modele