KreuCelebrity

Pink bëhet objekt kritikash gjatë performancës së Christina Aguilera në AMA! 

Dy këngëtaret e Pop-it kanë pasur prej vitesh marrëdhënie jo fort miqësore, siç ua kemi bërë të ditur në bordo.al, që prej bashkëpunimit të tyre në “Lady Marmelade”, së bashku me Lil’Kim, Mya dhe Missy Elliot!

Dyshja ishte bërë pjesë e debateve të vazhdueshme se cila prej tyra do të ëndonte notat lart, madje Christina kishte tentuar ta godiste me grusht nga nervat këngëtaren Pink në një pub. Me kalimin e viteve ato kanë treguar këto sjellje vinin se pasojë se ato ishin të reja në industrinë e muzikës.

Tani këngëtaret kanë treguar se e kanë rifituar marrëdhënien, e pse jo mes tyre mund ë lindë edhe një bashkëpunim! Mbrëmjen e kaluar në Teatrin Microsoft në Los Angeles u mbajt edicioni i 45-të i çmimeve “American Music Awards”, ku të dyja këngëtaret ishin pjesëmarrëse.

Aguilera ka performuar hitin e njohur “I will always love you”, kolonë zanore e filmit “The Bodyguard”, për të përkujtuar 25-vjetorin e filmit dhe këngëtaren e madhe Whitney Houston. Gjatë kësaj performance të gjithë kishin në fokus portretin e Pink.

Pink ka qenë e ngrysur në fillimet e performancës, e më pas ka reaguar ndryshe duke e duartokitur performancën e Aguilera-s si edhe duke buzëqeshur! Ndjekësit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar këngëtaren për këtë gjest!

Ajo ka ndarë menjëherë në profilin e saj në Twitter një deklaratë në të cilën shprehej se e kanë keqkuptuar në lidhje me shprehjen e fytyrës së saj, për të shmangur aludimet e ndjekësve dhe komentet e tyre, pikërisht tani që dy këngëtaret kanë rifituar raportin miqësor!

“Christina ka shkëlqyer sonte duke sjellë një këngë të një prej këngëtareve më të mira. Kjo është për Whitney-n, ndërsa unë jam në emocione për talentin e Christines”, ishin disa nga fjalët e Pink në Twitter, “Shfaqni klipin ku unë jam duke qarë, ju komentues negative”, ka shkruar ajo!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF