Pas ndarjes së beftë nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo, anëtar i jurisë së emisonit “C’est la vie”, është gjendur nën një lumë kritikash Marina Vjollca, moderatorja e spektaklit, e cila pak para lajmit, u është përgjigjur kritikëve se emisioni është live “nga fillimi e deri në fund”.
Por ndërprerja e emisionit nga TV Klan pas lajmit të hidhur, në shenjë respekti ndaj Maestro Lalos, ka treguar se çfarë shfaqej në televizion mbrëmjen e së dielës ka qenë thjesht një regjistrim i spektaklit.
Të njëjtën gjë ka thënë edhe këngëtarja Rovena Stefa në Instagramin e saj, kur është pyetur mbi këtë paqartësi në dedikimin e saj kushtuar Aleksandër Lalos.
“Ka qenë e regjistruar“, – pohon ajo.
Si Rovena, ashtu edhe Marina punojnë në ekranin e TV Klan, Rovena duke qenë pjesë e spektaklit “Dance with me”, dhe dy figurat e njohura janë në dijeni të orareve të programeve të njëra-tjetrës.
Përmendim këtu edhe që skena e “Dance with me” është ngjitur me atë të “C’est la vie”, prandaj Rovena është mjaftueshëm në brendësi të prapaskenave të emisionit të Marina Vjollcës.












Lori Hoxha ndryshon look!

Kush u shpall Miss Bota 2017?



Ermal Mamaqi, kunja ndaj Luana Vjollcës!



