KreuCelebrity

Anna Faris harron Chris Pratt, ja i dashuri i ri i aktores

Duket se Anna Faris e ka gjetur zgjidhjen për të kaluar periudhën e trishtë të post-divorcit. I dashuri i ri i aktores, Michael Barret është një kinematograf 47-vjeçar, ndërsa të dy janë parë së fundmi në një udhëtim romantik me varkë në Venecia. Në fotot e shkrepura gjatë udhëtimit, Barret duket mjaft i afërt me aktoren.

Çifti është takuar në fillim të këtij viti, gjatë xhirimeve të filmit ‘Overboard’. Duke qenë se është ribërje e komedisë origjinale të 1987, Faris luan rolin kryesor, atë që bëri të famshme Goldie Hawn në fillim të ’90-tës. Filmi do të shfaqet vitin e ardhshëm.

“Anna ka javë që del me Michael”, një burim ka rrëfyer për People. Çifti e zyrtarizoi edhe më shumë lidhjen në Malibu në shtator, ku i fotografuan duke u argëtuar për karnavale. Shpresojmë që kjo të mos jetë një lidhje afatshkurtër…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF