KreuCelebrity

I njihni prindërit simpatikë të Ermal Mamaqit?

Aktori dhe këngëtari Ermal Mamaqi, moderatori i programit të së shtunës “Xing me Ermalin” është një nga personazhet më të ndjekur të showbizit shqiptar në rrjetet sociale.

Ndryshe nga postimet e tij të zakonshme ku mbizotëron humori e situatat nga më të ndryshmet që jo rrallë na shkrijnë gazit, Ermali na ka prezantuar me prindërit e tij, pasi ditën e sotme e ëma, Luli ka ditëlindjen. Ja urimi i Ermalit për të ëmën:

“Një nga njerëzit më të ndjeshëm dhe më të dashur në planet, sot ka ditëlindjen. Është njeriu që më do njësoj dhe pa kushte këto 35 vitet e fundit. Gëzuar Mami! Si është jeta… Sa më shumë që  më rritet djali, aq më shumë i dua prindërit…”, shkruan ai krahas fotos së prindërve.

E sigurisht, nëna mbetet nënë e dhuron dashuri pa kushte përgjatë gjithë jetës! E prisnit një dedikim të tillë nga Ermali?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF