Me siguri Kim Kardashian mban aromë parash. Mjafton ta shohësh atë dhe të gjithë familjen e saj, për të kuptuar që nuk po e ekzagjerojmë, sidomos tani që parfumi i saj i ri i siguroi mbi 10 milionë dollarë fitim që ditën e parë që doli në treg!
Parfumi Crystal Gardenia, me aromë luleje gardenia i Kim Kardashian u rrëmbye nga të gjithë. Çdokush ishte kurioz për këtë parfum me aromë kaq të pastër dhe me shishe në formë kristali shërues, diçka e përshtatshme për Kim, që pas sulmit tronditës ndaj saj në Paris.
Parfumi pati 3 aroma, Crystal Gardenia, Crystal Gardenia Citrus dhe Crystal Gardenia Oud. Versioni 30 ml kushton 35 dollarë, ndërsa ai 75 ml, 60 dollarë.
Parfumi vjen në një kuti të bardhë fare të thjeshtë, mbushur me kristale shkëlqyes dhe shishen po kristal të parfumit si kurorë në mesin e tyre.
https://www.instagram.com/p/Bbh_bC_D6Sn/?taken-by=glamourmagbeauty