Jemi mësuar të shohim legjenda si Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Giselle Bundchen, Behati Prinsloo etj. vetëm në pasarelë, duke na treguar live ëndrrat tona më të çmendura mbi trupin perfekt që dëshirojmë.
Megjithatë, edhe Ëngjëjt, aq të lakmuar nga të gjithë, e kanë jetën e tyre normale, ashtu si të gjithë ne, me një bashkëshort e fëmijë që i presin në fund të një ditë të lodhshme.
Keni qenë ndonjëherë kuriozë cilët janë burrat fatlumë që mundën t’ua fitonin zemrën supermodeleve më të bukura të botës?
Zbulojini në këtë listë!
1. Adriana Lima dhe Metin Hara
Metin Hara është i dashuri prej 5 muajsh i supermodeles Adriana Lima. Ai është një shkrimtar nga Turqia, që bëri tituj në vendin e tij kur u pa të puthej me brazilianen seksi.
Duken një dyshe e pazakontë, ajo ekzotike, dhe ai një kuqalash, më i shkurtër se ajo, por ja që dashuria është e verbër!
2. Candice Swanepoel dhe Hermann Nicoli
Candice Swanepoel dhe modeli Hermann Nicoli kanë plot 12 vite bashkë, që në vitin 2005. Ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në tetor 2016. Duken mjaft të lumtur, dhe shpresojmë të vazhdojnë kështu!
3. Alessandra Ambrosio dhe Jamie Mazur
Çifti ka që në vitin 2008 bashkë, dhe kanë 2 fëmijë, Anjën 8-vjeçare dhe Noah 4-vjeçar. Megjithatë, vetëm tani kanë vendosur të fejohen dhe janë në pritje të vënies kurorë.
4. Behati Prinsloo dhe Adam Levine
Dy superyje, duhet thënë! Modelja Behati dhe artisti Adam Levine i grupit “Maroon 5” janë një ndër çiftet më të dashur në showbiz. Kanë një vajzë 1-vjeçare bashkë, Dusty Rose, dhe janë në pritje të fëmijës së dytë.
5. Lily Aldridge dhe Caled Followill
Pasi u takuan në festivalin Coachella në vitin 2007, çifti u martua në 2011 dhe sollën në jetë vajzën Dixie Pearl në 2012.
6. Taylor Hill dhe Michael Stephen Shank
Modelja ka rreth 2 vite në lidhje me aktorin dhe modelin Michael Stephen Shank. Ata duken shumë të lumtur bashkë dhe nuk ngurrojnë ta shprehin dashurinë për njëri-tjetrin.
7. Lais Ribeiro dhe Jared Homan
Një modele dhe një basketbollist, ky po është një power couple! Lais Ribeiro ka plot dy vite e lidhur me partnerin Jared, që në vitin 2015.