KreuCelebrity

Era Istrefi i jep fund kontratës me Faton Shoshin!

Këngëtarja e njohur kosovare Era Istrefi tashmë është bërë një emër i rëndësishëm i muzikës Pop jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe jashtë saj. Me projektet e fundit muzikore Era po tenton famën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku realizoi dhe klipin e fundit me French Montana-n.

Këngëtarja ka qenë nën menaxhimin e Faton Shoshit, për të cilin edhe pse nuk e kishin konfirmuar, dihej se kishin edhe një lidhje dashurie përveç asaj profesionale. Duket se gjerat kanë ndryshuar, ajo nuk është më nën menaxhimin e tij!

Këtë lajm e ka dhënë kunati i Erës, Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit. “Kontrata me Fatonin ka mbaruar”, ka treguar këngëtari duke shtuar se nuk do të jetë ai menaxheri i ardhshëm i Erës e cila është pjesë e kompanisë “Ultra Sony”.

Fatoni e shoqëronte Erën kudo dhe ishte ai personi që ndodhej pas çdo arritjeje të saj profesionale e pas çdo koncerti të suksesshëm. Po tani ç’po ndodh me ta meqë kontrata paska përfunduar?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF