Është e vështirë të imagjinosh që artistja Nicki Minaj bën diçka pa bërë bujë, por vizita e saj sekrete në burgun e të vëllait tregon të kundërtën.
Jelani Maraj, vëllai i Nicki-t, u dënua në 9 nëntor për përdhunimin e thjeshtrës së tij, vetëm 11 vjeç. Nicki Minaj nuk dëshmoi në favor të vëllait, siç shpresonte avokati i Jelanit.
Ajo nuk ka raporte të mira me vëllain e saj, por pranoi t’i bënte një vizitë në qeli, si nder ndaj mamasë së tyre, Carol. Tani e kuptojmë pse Nicki nuk ka qenë asnjëherë e afërt me të vëllanë.
Mamaja e Nicki-t nuk e kishte parë të birin që kur gjykata dha vendimin e saj, dhe Jelani kaloi në burgun e Long Island javën e kaluar.
Ndërkohë, Nicki Minaj po përpiqet shumë të mbajë vëmendjen e internetit mbi vete. Ajo u shfaq në kopertinën e “Paper Magazine”, tre herë brenda së njëjtës kopertinë, në pozicione tejet erotike.
Fansat e cilësuan si “të pështirë” foton e saj, dhe thanë se nuk ka model më të keq për të rinjtë.




Bella Hadid rikthehet me The Weeknd?!







Modelja e njohur në pritjen e ëmbël!


Van Damme, shqiptari kundër serbëve!


Bebe Rexha preket nga gjesti i ëmbël i…




