Edhe pse Ben Affleck falenderoi plot emocione Jennifer Garner kur fitoi çmimin Oscar për ‘Argo’, çifti deklaroi divorcin vetëm pak kohë më pas. Askush nuk e priste, fansat mbetën të shtangur, por historia mes tyre nuk ishte ndër ato të paktat kur dashuria i mbijeton Hollywood-it. Megjithatë, Garner dhe Affleck do të ribashkohen së shpejti, për një nga festat amerikane.
Ben mesa duket ka plane të mëdha për Ditën e Falenderimeve, në të cilat përfshihet edhe ish-bashkëshortja e tij. Sipas Affleck, në festë do të përfshihen njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij, pra Garner nuk kishte si të mungonte. Përkrah artistëve do të jetë dhe nëna e aktorit dhe vëllai, Casey Affleck.
“Dita e Falenderimeve është një ditë e këndshme. Kudo ka ushqim dhe mbizotëron ngrohtësia”, ka thënë Ben për E! News. Edhe pse këtë herë, Affleck nuk e ka në plan gatimin, ai do t’i dërgojë fëmijët që të shohin filmin e tij të ri. “Do të shkoj shumë më vonë se yjet e tjerë, që njerëzit të jenë të shpërqemdruar e të mos e kenë mendjen tek unë”, është shprehur aktori, ndërsa thotë se e pret festën me padurim… Kaq familjar sa duket Affleck, çuditesh që në çift ka patur kriza tradhëtie!
