KreuCelebrity

Rama i shoqëruar, Eni Vasili frikësohet para fillimit të emisionit!

Eni Vasili dhe Kryeministri i vendit nuk njihen për marrëdhëniet ‘e kulluara’ mes tyre. Mes shumë debatesh e replikash, diçka është e sigurt: Rama mbetet ndër të ftuarit më të shpeshtë në studion e Vasilit. Kryeministri ka qenë edhe këtë mbrëmje në “Studio e Hapur”, por ka ndodhur diçka para fillimit të emisionit që ka trembur gazetaren.

Rama ka qenë i shoqëruar jo vetëm nga bodigardët e tij, por dhe nga pastori gjerman, Reksi. Eni e ka filmuar takimin e saj me Reksin e besuar në koridoret e News 24, duke e prezantuar me zë: “Ky është Reksi, ky vjen sa herë vjen Kryeministri”. Kështu, gazetarja ka dashur të përshendetet me pastorin gjerman, madje i ka kërkuar bodigardit të mbajë litarin e Reksit.

Por, ka qenë pikërisht ky momenti që pastori i është hedhur Enit në kraharor, natyrisht, për t’i kthyer përshëndetjen. Ndoshta, kjo ka ardhur e parpitur për Vasilin, e cila është stepur pas për një çast. Epo, nuk është gjithmonë e lehtë të përshëndetesh me pastorët, sidomos me ata që kanë lidhje me kryeministër…!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF