Quhet Rowan Atkinson, por të gjithë e njohim si Mr. Bean. Na ka bërë të qeshim sa herë me mimikat komike të tij, dhe është fort i dashur nga të gjithë.
Ndaj, na vjen mirë të dëgjojmë se aktori, edhe pse 62-vjeç, do të bëhet baba për herë të tretë.
E dashura e tij 33 vjeçe, Louise Ford, është shtatzënë, dhe së shpejti ajo do të bëhet nënë për herë të parë. Nga ana tjetër, Mr.Bean ka edhe dy fëmijë nga martesa e tij e parë me bashkëshorten Sunetra Sastry.
Thuhet se Rowan Atkinson u nda nga gruaja e tij pikërisht prej të dashurës Louise, me të cilën u njoh në vitin 2013. Dy fëmijët e tjerë janë një djalë 23 vjeç dhe një vajzë 21 vjeçe.
I rrezikshëm, Mr. Bean!



















