KreuCelebrity

Kate Middleton, kthim pas në kohë me këtë pritje të ëmbël!

Dukesha Kate Middleton ka treguar se ndihet më mirë tani nga problemet me Hyperemesis gravidarum që ka vuajtur në muajt e parë të shatëzanisë! Dukesha është sërish e pranishme në evente e pritje të rëndësishme dhe duket kaq bukur!

Duket se Kate i dashuron të gjitha veshjet e saj, dhe gjatë pritjes së ëmbël rikthen në vëmendje veshje me të cilat është shfaqur edhe më parë! Ajo ka bërë një vizitë ditën e sotme në Qendrën e Fëmijëve në Hornsey Road, për të takuar prindër e fëmijë që përfitojnë prej saj.

Si një nënë e ardhshme, ajo kishte zgjedhur të nxirrte nga garderoba e saj një pallto ngjyrë kremi, një veshje të zezë nën të, geta të zeza e çizme të sheshta. Me siguri që të gjitha të apasionuarat pas stilit të Middleton e kujtojnë këtë veshje!

Ajo e ka veshur katër vite më parë, ndërkohë që përjetonte shtatëzaninë e saj të parë me princin George. Ishte viti 2013 kur ajo ishte gjatë një vizite në “Child Bereavement UK”, një organizatë bamirësie kushtuar njerëzve që kanë humbur personat e tyre të dashur.

Middleton preferon që herë pas here të përsërisë look-un e disa viteve më parë, shpesh duke i shtuar elementë të rinj si kapelet elegante mbretërore, apo spilat plot stil. Pavarësisht veshjeve të reja apo të vjetra, Kate Middleton di të duket gjithmonë bukur e me klas! Ju sjellim disa momente ku dukesha ka përsëritur veshjet në daljet publike!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF