E kemi parë gjithnjë në projekte të ndryshme televizive, dhe Valbona Selimllari është ndër fytyrat më të dashura për ekranin.
Së fundmi e kemi parë në spektaklin “Dance with me”, si anëtare e jurisë, javë pas jave mbrëmjen e së hënës. Por Valbona ka vendosur ta lërë pas edhe këtë format, për të kaluar në një emision tërësisht të sajin, të cilin do ta drejtojë e vetme, në televizionin “Ora News”.
Ka pasur goxha kalime nga televizioni në televizion këto kohë, dhe pjesë e këtyre ndryshimeve është bërë edhe Valbona.
Nuk ka ende të dhëna mbi emisionin e ri të Valbona Selimllarit, e as mbi formatin e tij.
Sidoqoftë, Valbona do të jetë një drejtuese mjaft e pëlqyer nga publiku, për këtë nuk ka dyshim.



















