Këngëtarja me origjinë shqiptare, premtuese e popit anglez për nga stili super cool rikonfirmohet dëshmitare e fushatës AW17.

Pas bashëkpunimit fatsjellës pranverën e kaluar, Dua lipa trikonfirmohet dëshmitare zyrtare e Foot Locker edhe për fushatën publicitare AW17.
Këngëtarja e re angleze, që me këngët dhe look-un e saj ka bërë për vete në pak vite miliona ndjekës, përputhet me stilin e freskët dhe promovimin cool nga Foot Locker, lider botëror në sektorin e këpucëve dhe veshjeve sportive.


Në fotografitë e fushatës publicitare, të realizuar nga fotografi i njohur Dexter Navy, Dua vesh disa nga atletet e saja të preferuara, në shitje eksluzivisht nga Foot Locker, të përziera me stilin e rrugës dhe sportiv.


Si përshembull Puma Kiss me platformë, Adidas Superstar me veshje metalike në lëkurë, Vans SK8-Hi Sherpa dhe Nike TN, me anësore të nuancave të së rozës pastel dhe jeshiles.


Koleksioni Dua Lipa for Foot Locker është i disponueshëm në footlocker.eu dhe në dyqanet në të gjithë Europën që nga 13 Nëntori.



Mos humbisni shkrepjet backstage të fushatës.










