KreuCelebrity

Ja arsyeja pse Sonila Meço braktiste provimet…

Gazetarja e njohur Sonila Meço ndonëse nuk është më pjesë e ekranit të televizioneve shqiptare që pas ndërprerjes së transmetimit të “Agon Channel” është mjaft e pranishme në rrjetet sociale, me opinionet e saj mbi aktualitetin dhe fotove të ndryshme.

Gjatë ditës së sotme gazetarja është bërë nostalgjike duke kujtuar periudhën e studimeve e jëtën studentore rreth nëntëmbëdhjetë vite më parë! Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një foto të vitit 1998, në të cilën ndodhet në Paris, për Kampionatin Botëror të fituar nga Franca atë vit, së bashku me mikëshën e saj.

“Botërori 1998, Paris. Me më të bukurën, Lirën time, kur ‘braktisnim’ provimet për arsye madhore”, shkruan ajo dhe në foto të bie në sy gjatësia e të dyja shoqeve. Epo për një arsye të tillë, e për Parisin, kush nuk do t’i braktiste me dëshirë provimet?

Miqtë e ndjekësit i kanë komentuar gazetares së njohur dhe mikes së saj se duken si dy topmodele. A nuk ju duket edhe ju kështu?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF