KreuCelebrity

Jonida ndryshon look, ja si duket këngëtarja tani!

Jemi mësuar të shohim ndryshime në look nga Jonida, madje edhe nga ato më ektremet. Ju kujtohen flokët platin të shkurtra në një nga edicionet e ‘Kënga Magjike’? Eh, e kush mund t’i harrojë paraqitje të tilla…


Kohët e fundit, Jonida duket se është fokusuar në ngjyrën e zezë dhe një gjatësi mesatare, por dita e sotme e ka sjellë këngëtaren ndryshe. Pas shumë trajtimesh dhe këshillash nga ana e vetë Maliqit, duket se kjo e fundit ka vendosur t’i presë flokët me gjatësi sipër shpatullave. E në fakt, kjo ka ardhur në mënyrë shumë graduale.


Verën që lamë pas, Jonida kishte flokë të gjatë si kurrë më parë, por pa kuptuar, kjo gjatësi sa vinte dhe reduktohej. Për disa kohë u mësuam me një stil konstant, ndërsa tani këngëtarja i ka dhënë një tjetër prekje paraqitjes së saj. Cili model mendoni se i shkon më shumë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF