KreuCelebrity

Kim Kardashian mbi nënën surrogate të bebit #3: “Është më e vështirë…”

Është e vështirë të mbash 9 muaj në bark fëmijën tënd, por është akoma më e vështirë të shohësh një tjetër grua të bëjë rolin tënd.

Kështu mendon Kim Kardashian, e cila ka zgjedhur një nënë surrogate për lindjen e fëmijës së tretë, për shkak të komplikacioneve në dy shtatzënitë e mëparshme.

Madje, Kim Kardashian gati vdiq gjatë lindjes së djalit të saj Saint.

Hated being pregnant: Kim is seen during her pregnancy with son Saint; she almost died while giving birth to the one-year-old

 

Ndonëse fillimisht është gëzuar që i ka shpëtuar mundimeve të shtatzënisë, ajo rrëfen se mungesa e kontrollit mbi fëmijën e palindur është e padurueshme.

“Sigurisht zgjedh dikë tek i cili ke besim, por të mbash dy fëmijët e tu të parë brenda teje, dhe jo fëmijën e tretë është shumë më e vështirë seç mendoja.” – tha ajo.

37-vjeçarja ka zgjedhur një grua afro-amerikane 27-vjeçare si nënë surrogate, dhe identiteti i saj nuk është bërë i ditur. Kim i është shumë mirënjohëse vajzës për nderin që po i bën, duke i plotësuar dëshirën për një tjetër fëmijë.

Surrogate mother: Kim said she was thankful to her surrogate; the woman's identity has not been publicly divulged

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF