KreuCelebrity

Kudo që të jetë, Lori nuk harron këtë porosi shqiptare në veçanti!

Lori njihet për udhëtimet e shumta jashtë vendit, jetën luksoze, veshjet firmato, dashurinë për Gucci-n…Kështu, nuk është çudi që Hoxha ndodhet momentalisht në Itali, ku dhe ka jetuar prej shumë kohësh. Por, mesa duket, edhe pse jo brenda kufijve, trashëgimtarja e Top Channel nuk harron një porosi në veçanti.

Duke pozuar në rrugë, kombinuar me xhinse e pulovër të kuqe, përveç xhaketës së zezë në njërën dorë, në tjetrën shohim një banane, të cilën Lori nuk e ka lënë pa një koment. “Mere një banane me vete se do të hahet më vonë – më ka mbetur ky zakon (shqiptar)”, ka shkruar Hoxha me humor. E në fakt, një frazë të tillë e kemi dëgjuar me mijëra herë, nga të afërmit, por edhe miqtë.


Lori ka qenë mjaft aktive në Instagram së fundmi, e duket se ky sezon e ka gjetur edhe më të përkushtuar ndaj të kuqes. E në fakt, ishte kjo tendenca e Vjeshtë/Dimër 2017-2018. E kombinuar me Zara e Gucci-t prej $1250, Hoxha postoi mbrëmë një foto plot stil, duke na dhënë një tjetër ide se si mund të shkëlqejmë veshur kokë e këmbë me të zezë. Epo, Lori gjithmonë ka kontribuar në këtë drejtim, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF