KreuCelebrity

Ribashkimi i Stone dhe Garfield, që shkriu zemrën e fansave!

Emma Stone dhe Andrew Garfield ishin ndër çiftet e preferuara në Hollywood. Ndarja dhe shpresa për ribashkim mbajti për shumë kohë në ankth fansat, por asnjë rezultat nuk pati pas  prishjes së romancës mes aktorëve. Megjithatë, këtë javë Stone dhe Garfield kanë patur një ribashkim në tapetin e kuq, që ka tërhequr jo pak vëmendje.

Aktorët nuk janë dukur kurrë më të lumtur se përgjatë ceremonisë, ndërsa është vënë re se të dy kanë folur pa pushim përgjatë gjithë mbrëmjes. Mes shumë të qeshurash e gjestesh miqësore mes tyre, fansat po pretendojnë se Stone dhe Garfield mund të rikthehen bashkë. Që pas ndarjes në tetor të 2015, shpresa të tilla nuk kanë reshtur, e jo më kot.


Që pasi Garfield shpërtheu në lot kur Emma fitoi Oskarin për LA LA LAND në shkurt të kêtij viti, thashethemet filluan të qarkullonin se aktorja shkonte shpesh në Angli për të parë Andrew gjatë provave për shfaqjen e fundit. U desh që vetëm pak javë më parë të raportohej se Stone ishte duke u shoqëruar me dikë tjetër, për t’i dhënë fund dyshimeve. Tashmë, të tjera situata po ngacmojnë fansat, e të gjithë po presin për më të mirën…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF