KreuCelebrity

Bebe Rexha preket nga gjesti i ëmbël i…

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është në kulmin e karrierës së saj profesionale! Nga rrjetet sociale kuptojmë se ylli i Pop-it kalon shpesh kohë larg familjes nëpër udhëtime e koncertet e turneut të saj muzikor në vende të ndryshme të botës!

Duket se Bebe ka ndjerë mungesën e familjes e është prekur, pikërisht nga gjesti i një prej personave më të dashur në familje, prej gjyshes së saj! Këngëtarja e “Meant to be” ka ndarë një foto në të cilën është personazh në faqet e një reviste.

“Mami më dërgoi një mesazh ku më shkruan se gjyshja ime pa këtë revistë në parukeri dhe filloi të puthë foton time”, shkruan Bebe e emocionuar. “Më mungon familja ime”, ka shtuar ajo. E nuk ka faj, ku ka si dashuria e pazëvendësueshme e gjyshërve!

Sigurisht që e kuptojmë Beben dhe origjinën e saj shqiptare në këtë pikë! Sado e famshme që të jesh, ashtu si artistja Bebe Rexha, kuptojmë se vjen një moment në të cilin nuk mund të rrish dot më larg familjes e njerëzve të dashur!

Ylli i Pop-it ka lajmëruar se ditën e nesërme do të publikohet kënga e saj e re, pas klipit “Meant to be” me artistët Country Florida Georgia Line!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF