Që nga fillimet e “Zonë e Lirë”, emisioni e ka ‘traditë’ praninë e një vajze bjonde që ndihmon Çanin herë pas here gjatë transmetimit. Edhe pse figurat janë ndërruar disa herë ndër vite, emri mbetet i njejtë: Sofi ose siç e njohim ndryshe, Sofi e “Zonë e Lirë”. Sofia e këtij sezoni, në jetën reale quhet Xheni Brahaj dhe ka qenë një ndër të ftuarit në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit.
Edhe pse ndoshta jo të gjithë e kujtojnë, Xheni ka qenë pjesë e grupit të Albi Nakos. Lidhja e saj me baletin ka filluar që në moshën dhjetë vjeçare, shtyrë nga pasioni për kërcimin në tërësi. Por, baleti nuk ka qenë e vetmja eksperiencë e Xhenit.
Brahaj ka treguar se ka qenë pjesëmarrëse në “Miss Universe Albania 2016”, edhe pse është përfaqësuar si brune në konkurs. Por, tashmë Xheni është fokusuar në punën si asistente, për të cilën është shprehur se ndihet mjaft e kënaqur. Në lidhje me Çanin, Brahaj u shpreh se ishte privilegj të punoje me të.



Modelja e njohur në pritjen e ëmbël!


Van Damme, shqiptari kundër serbëve!


Bebe Rexha preket nga gjesti i ëmbël i…












