KreuCelebrity

Melani Trump ndryshon grim dhe impresionon japonezët me look-un oriental

Flokë të mbledhur në mënyrë casual dhe peneli blu si fustani i stiluar nga Dior

Melani Trump është në Japoni me bashkëshortin e saj Donald Trump, në kuadër të turit aziatik. Dhe me këtë rast Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë nga dita në ditë po shfaq një look shumë të ndryshëm.

Por për herë të parë  Melania ndryshon modelin e flokëve dhe make-up-in.

Zakonish gruaja e Presidentit të Shteteve të bashkuara të Amerikës mban një model klasik, flokë të lirshëm, me vizë në mes, ose baluke anësore, pak me onde dhe ndonjë topuz. Por fundjavën e kaluar Melani Trump gjatë një vizite në një shkollë fillore në Tokio, u pa me një model flokësh të mbledhur, shumë casual, natyralë, diçka mes një topuzi dhe bishti, me baluke anësore që i kornizon fytyrën.

Jo vetëm Melania ndryshon grimin dhe përdor një më të errët, me një penel blu të errët lart dhe poshtë vijës së syrit, që është në kombinim me fustanin e saj blu të errët të stiluar nga Dior.

Kushedi nëse ky beauty look është zgjedhur nga Zonja e Parë për t’i bërë përshtypje popullit japonez? Do të jetë një shenjë respekti për popukllin mikpritës? Në fakt makeupi mund të kujtojë përafërsisht grimin japonez. Melania do të shfaqë ndryshimet e tjera në ditët në vijim? Ndoshta më drastike? Do ta shohim.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF