Pak më shumë se 2 javë më parë. lajmet mbi ndarjen e Selena Gomez dhe The Weeknd pushtuan rrjetin. Jo shumë kohë pas kësaj – për të mos thënë pas një dite – Selena u rikthye në krahët ish të dashurit dhe dashurisë së saj të parë, Justin Bieber.
The Weeknd vendosi të ndiqte hapat e Selena-s, duke u rikthyer edhe ai te Bella Hadid, ish-e dashura me të cilën u nda para 1 viti, një tjetër lajm që bëri bujë atëherë.
Çfarë e shtoi zjarrin, ishte lidhja e menjëhershme e The Weeknd me Selena-n pas ndarjes, duke ia thyer zemrën Bella-s së gjorë.
Ndaj, kur u informuam se The Weeknd po kërkonte të rikthehej me Bella-n tani, u gajasëm. Normalisht, Bella nuk mund të kthehej me djalin që nuk deshi t’ia dinte si do ndihej ajo… apo jo?
Gabim. Sepse Bella Hadid dhe The Weeknd sapo kaluan mbrëmjen e djeshme disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit, në apartamentin e Bella-s.
Këngëtari kanadez u kap foto nga paparacit, ndërsa po dilte nga godina.
E pabesueshme, por The Weeknd mund t’ia ketë dalë të rikthehet në jetën e së bukurës Bella Hadid.
Ndërkohë, nuk po mundim më t’i ndjekim VIP-at në jetën e tyre dashurore, sepse The Weeknd herë shfaqet me ish-të dashurën modele të Justin Bieber, Yovanna Ventura, e herë jashtë apartamentit të Bella-s në Nju Jork.
Dhe Bella, a nuk ishte e lumtur me Drake, i cili i bleu një klub të tërë për 21-vjetor?
Askush nuk është i vendosur këto kohë, por mund të themi kaq: VIP-at po i jepkan “reset” jetës së tyre romantike!







Modelja e njohur në pritjen e ëmbël!


Van Damme, shqiptari kundër serbëve!


Bebe Rexha preket nga gjesti i ëmbël i…








