Alban Skënderaj, një nga këngëtarët me të dashur e më të suksesshëm shqiptarë, sapo rrëmbeu çmimin Kult “Kënga e Vitit” me hitin “Unë dhe ti”. Një personazh romantik që e ka bërë për vete publikun duke i kënduar kaq bukur dashurisë!
Albani dhe Miriami, çifti i njohur i shoqëruar gjithmonë prej vogëlushes Ameli, ndajnë shpesh momentet familjare në rrjetet sociale, përveç atyre në studiot muzikore. E pikërisht për këto dy femra të rëndësishme të jetës së tij, vjen edhe dedikimi i ëmbël i radhës i këngëtarit!
“Esenca e jetës”, shkruan këngëtari në foton e Miriamit dhe Amelisë së vogël që kanë pozuar pranë dritares e peizazhit vjeshtarak pas xhamit! Albani, një bashkëshort dhe baba i përkushtuar na bëri për vete vetëm me dy fjalë!
Padyshim që familja përben esencën e jëtës! Nuk kanë munguar komentet e ndjekësve që janë dakort me këtë postim të Albanit, të cilët e komplimentojnë për familjen e bukur duke e quajtur atë “Esencë shlodhëse”.



Julka Gramo: “Radio, një dashuri!”










Bella Hadid rikthehet me The Weeknd?!






