Jennifer Lawrance është ndër ‘avokatet mbrojtëse’ të femrave, kur vjen puna tek Hollywood-i. Gjithmonë duke luftuar për pagesat dhe mënyrën e njejtë të trajtimit, J-Law ngriti zërin edhe gjatë skandalit të Harvey Weinstein. Së fundmi, Lawrance ka rrëfyer edhe një nga eksperiencat e saj personale, për të zbuluar se sa mjerisht trajtohen femrat në industrinë filmike.
“Po shkoja një ditë në tualet në sheshin e xhirimit dhe njëri nga producentët më ndaloi. Më njoftoi se bëja mirë të kisha kujdes, pasi çdo gjë dëgjohej në kufje”, ka nisur të tregojë aktorja, ndërsa vijimi ka qenë edhe më interesant. “Më tha se isha treguar e pasjellshme, gjë që nuk ishte e vërtetë. Regjisori më kishte thënë diçka vërtetë të papërshtatshme dhe unë ia ktheva se nuk mund të më fliste ashtu. Që nga ai moment, puna ime rrezikohej dhe unë qendroja gjithmonë me frikën se mund të më pushonin nga çasti në çast”, ka vijuar më tej Lawrance.
Jennifer ka treguar se që nga ai çast, etiketohej me pa të drejtë, si “një makth” për ta patur në shesh xhirim. “Në atë moment fillova të kuptoj se femrat kanë frikë të ngrenë zërin për të drehtat e tyre”, është shprehur Lawrance, ndërsa raste të këtij lloji sa vijnë e bëhen më dominante…


Julka Gramo: “Radio, një dashuri!”










Bella Hadid rikthehet me The Weeknd?!







Modelja e njohur në pritjen e ëmbël!
