Artan Imami ka qenë i ftuari i sotëm në “Pasdite në Top Channel”, ku ka zbuluar jo pak për peojektin e tij të fundit, por edhe për jetën personale. “Mashtrimi” do të jetë shfaqja që do ta prezantojë së pari Imamin si regjisor në skenën e Teatrit Kombëtar, edhe pse brenda së njejtës pjesë, do të ketë edhe një rol si aktor. “Nuk e quaj veten regjisor, mbetem gjithmonë aktor”, ka thënë artisti, ndërsa ka zbuluar një fakt interesant.
Një ndër performueset do të jetë modelja e njohur amerikane Carolyn Murphy, e cila do të luajë përkrah Indrit Çobanit, si dhe Endrin Pastore. Në 2012, Murphy u rendit e nënta nga Forbes, në listën e modeleve më të paguara, me një fitim vjetor prej 3.5 milion dollarësh. Por, kush ka qenë shkas i kësaj pjesëmarrje?
Edhe pse disi e pabesueshme, partnerja e Imamit ka qenë lidhja mes tij dhe Carolyn, pasi dhe ajo vetë ka ushtruar modelingun. Dhe Florenca, nuk është vlerësuar vetëm për kaq nga aktori. “Ma ka lehtësuar punën shumë, është një mama e çmendur pas vajzës”, ka rrëfyer Imami.
Ai ka zbuluar edhe pasionin e Florencës për gatimin, madje ka rrëfyer se e ka kthyer pak nga pak në vegjetarian. Kontributi i Imamit në shtëpi përfshin pazarin, pra blerjen e ushqimeve për vajzën dhe katër macet e çiftit…