KreuCelebrity

Selena dhe Justin surprizojnë sërish me një puthje pasionante…

Ju treguam hapin e madh që çifti i këngëtarëve Selena Gomez e Justin Bieber kanë ndërmarrë pas një muaji lidhjeje: Ata po kërkojnë të blejnë shtëpinë e tyre të parë dhe mezi presin të nisin bashkëjetesën!

Selena dhe Justin, krahas shëtitjeve të gjata e vizitave në ceremonitë kishtare janë fotografuar gjatë një loje hokeji të Bieber me miqtë. Çifti është fotografuar për herë të parë duke u puthur! Edhe pse familjarët e Selenës janë shprehur kundër lidhjes, ata e kanë marrë shumë seriozisht marrëdhënien e tyre!

Selena, si fansja më e madhe e këngëtarit mbante veshur bluzën e zezë të hokejit dhe është përqafuar e puthur me të dashurin e saj duke e motivuar për lojën! Gjithashtu është vënë re se çifti ka vijuar me gjeste të ëmbla romantike ndaj njëri-tjetrit.

Duket se ish-i Selenës, The Weeknd po merr shembullin e Bieber! Ai po tenton prej disa kohësh të rifitojë vëmendjen e ish-të dashurës së tij Bella Hadid me telefonata, mesazhe e lule pafund. Madje, është parë pranë shtëpisë së saj dhe fotografuar duke dalë nga apartamenti i saj në Nju Jork, duke biseduar në telefon.

A do të marrin edhe ata shembullin e “Jelena”? Mbetet për t’u parë!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF