KreuCelebrity

Al Bano Carrisi tërhiqet nga muzika!

Këngëtari italian Al Bano Carrisi, një personazh i dashur i publikut shqiptar që e ka shoqëruar për vite me këngët e duetet me ish-bashkëshorten Romina Power pas problemeve me shëndetin e anulimit të koncerteve ka vendosur të tërhiqet përgjithmonë nga muzika!

Këngëtari i njohur ka treguar në studion e Bruno Vespës se ka vendosur që të mbyllë karrierën profesionale në fund të vitit 2018, për t’ju dedikuar me kohë të plotë pronave të tij, vreshtarisë dhe prodhimit të verës.

75-vjeçari është shprehur se ka ardhur momenti që t’i dedikohet pasionit të tij të dytë, verërave. Ai është shumë i kënaqur me prodhimin e kantinave të tij: Me rreth një milion e katërqind mijë shishe në vit dhe ka si objektiv që të prodhojë më tepër se kaq.

“Shes më shumë shishe verë se sa disqe”, ka treguar ai, “Tani në objektivat e mia është që të arrij të kap shifrën pesë milionë shishe në vit!” Ky vendim vjen pas problemeve të rënda me shëndetin të muajve të fundit: ataku ne zemër dhe ishemia.

Ndërkohë, për sa i përket çështjeve personale, duket se këngëtari po afrohet me ish-gruan Romina Power, që pas ngjitjes së tyre në skenë bashkë, e cila vetëm pak kohë më parë deklaroi në studion e “Verissimo” se Al Bano e dashuron ende.

Por, surprizuese ka qenë edhe ish-gruaja tjetër e Al Banos, ish-velina Loredana Lecciso e cila ka pohuar se është e gatshme të krijojë një raport miqësor e harmonik me Rominën, në familjen tyre të madhe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF