Kishte pak kohë që qarkullonte nëpër internet thashethemi se princi Harry dhe princi William do të merrnin pjesë në filmin më të fundit të serisë “Star Wars”, “The Last Jedi”.
Megjithatë, për arsye që kuptohen, lajmi qe aq i pabesueshëm sa nuk u mor seriozisht.
Por sot doli që gjithçka është e vërtetë: dy vëllezërit mbretërorë janë pjesë e kastit të filmit, dhe së bashku me aktorin Tom Hardy dhe këngëtarin Gary Barlow do të bëjnë një cameo, në rolin e ushtarëve Stormtroopers, personazhe antagonistë.
Duhet të jetë e çuditshme të shohësh Harry-n dhe William-in të ngjeshur brenda kostumit të bardhë, por dy princat duhet të jenë në qiell të shtatë, për mundësinë që kanë për të marrë pjesë në këtë seri legjendare filmash.
Cameo-t e VIP-ave si Stormtroopers nuk janë gjë e re në filmat “Star Wars”. Në filmin “The Force Awakens”, edhe aktori Daniel Craig mori pjesë në rolin antagonist, në një skenë me Daisy Ridley (Rey në film).
Filmi “Star Wars: The Last Jedi” del në 15 dhjetor. Mos e humbisni!